Prindërit toksikë nuk janë aspak të lehtë për ti njohur, veçanërisht pasi fëmijët janë shpesh ata që shohin sjelljet negative të tyre. Por, për dallim nga të rriturit, ata nuk dinë ti njohin apo kuptojnë se sjellja e prindërve në një farë mënyre mund të jetë e rrezikshme apo e dëmshme.
Pikërisht për këtë, shumica e tyre kur arrijnë në mashë madhore e kuptojnë se kanë kaluar gjithë fëmijërinë e tyre me prindër toksikë.
Siç shpjegojnë psikologët, ekzistojnë disa gjëra që asnjë prind toksik nuk i bën asnjëherë kur është në pyetje edukimi i fëmijëve, dhe këto përfshijnë me sa vijon:
- Zgjidhja në mënyrë paqësore e problemeve dhe mosmarrëveshjeve
- Marrja e fajit për gabimet e veta
- Marrja parasysh e interesave dhe ndjenjave të fëmijës
- Vendosja e kufijve të shëndetshëm dhe respektimi i tyre.