Psikologët paralajmëron tre sjelljet prindërore që rrisin stresin tek fëmijët

Psikologia Dr. Xhasmin MeKoj paralajmëron tre sjelljet prindërore për të cilat është kundër.

Prindërit luajnë një rol kyç në formësimin e mirëqenies emocionale të fëmijëve të tyre. Por ndonjëherë, veprimet apo sjelljet e paqëllimshme mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor dhe të kontribuojnë në zhvillimin e stresit tek fëmijët. Psikologia Dr. Xhasmin MeKoj paralajmëron tre sjelljet prindërore për të cilat është kundër.

  1. Mungesa e rutinës

“Rutinat i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt sepse sjellin parashikueshmëri dhe rregull në një botë kaotike dhe të ngarkuar”, thekson psikologia. Ajo shton se rutinat më të mira janë të qëndrueshme, të parashikueshme dhe të thjeshta.

Sipas saj, rutinat më të rëndësishme përfshijnë gjumin, ushqimin dhe kohën para ekranit.

  1. Të papërgatitur për ndryshimet që mund të ndodhin

“Unë e di se jeta mund të jetë shumë e shpejtë dhe ne nuk mund t’i përgatisim gjithmonë fëmijët për ndryshim, por sa herë që është e mundur, përgatitini mendërisht fëmijët tuaj për atë që do të vijë. Ndryshimet kryesore të jetës për të cilat duhet të përgatitni fëmijët janë: divorci ose ndarja, një vëlla ose motër, pushimet ose udhëtimet, një shkollë ose mësuese e re dhe mësimi i një aftësie të re (p.sh. të shkosh në tualet në mënyrë të pavarur)”, sqaron psikologia.

  1. Mos shpjegimi i vdekjes së një anëtari të familjes

Dr. MeKoj shpjegon: “Vdekja është kudo rreth nesh (p.sh. fruta të kalbura, kafshë të ngordhura), por fëmijët mund të ndjehen të stresuar nëse nuk e kuptojnë ose nuk kanë me kë të flasin për të. Kur flisni me fëmijët për vdekjen, përdorni një gjuhë të thjeshtë dhe specifike, për shembull: “Gjyshja vdiq. Trupi i saj nuk funksionon më. Kjo do të thotë që nuk mund ta shohim më dhe as të flasim me të”, përfundon kështu psikologia.