Sado të përpiqeni të rritni një fëmijë të sinqertë, është e pashmangshme që në një moment ai të përpiqet të fshehë diçka dhe madje të na gënjejë. Një nga psikologët më të njohur, Mihail Labovski, u përpoq të sqaronte këtë përmes shembullit të tij, se pse fëmijët gënjejnë në përgjithësi.
“Gjithmonë kam kontrolluar vajzën time. Kur ishte 14 vjeçe, më tha se do ta kalonte natën me shoqen e saj Anën. Më pyeti: “A je i sigurt që nuk do t’i telefonosh prindërit e saj për të më kontrolluar mua?” Ti nuk je ai lloj personi, apo jo? Sigurisht, nuk thirra askënd. Vitet kaluan, vajza ime u rrit dhe së fundmi ne kujtuam atë situatë. Ajo më pranoi se nuk ishte në shtëpinë e Anës, por në një klub nate, nuk e dyshova kurrë, mendoja se dija gjithçka. Por nëse e lija fëmijën tim të zgjidhte dhe të merrte vendime, ajo do të më thoshte se dëshiron që të shkojë në një klub nate dhe unë do t’i thoja jo,” sqaron ai.
Me fjalë të tjera, Labowski thotë se nevoja për të gënjyer dhe fshehur lind nga frika.
“Një fëmijë që nuk ka frikë nga prindërit dhe pasojat e sjelljes së tij, sepse ka aftësi të gjykojë dhe të marrë vendime vet, nuk do të gënjejë. Fëmijët e vegjël nuk gënjejnë, fillon me moshën sepse detyrohen dhe kanë frikë nga pasojat”, tha ai.