Psikologia Elenor Grinberg ka studiuar çrregullimet e personalitetit narcisoid për shumë vite. Siç thotë ajo, fëmijët që rriten në një mënyrë të caktuar ka të ngjarë të rriten si njerëz narcisë. Siç shpjegon ajo, disa marrëdhënie prind-fëmijë në fëmijërinë e hershme mund të shkaktojnë çrregullime të personalitetit narcisë në moshën madhore, dhe njëra është veçanërisht e dëmshme.
Grinberg paralajmëron se më të pirur për këtë çrregullim janë fëmijët që janë rritur në familje ku ose nuk kanë marrë vëmendjen dhe dashurinë e mjaftueshme nga prindërit e tyre ose kanë marrë shumë prej saj.
Siç thotë psikologja, fëmijët që shpeshherë janë lënë pas dore nga prindërit, kanë një rrezik të lartë për t’u bërë narcisë kur të rriten dhe në të njëjtën kohë e njëjta gjë mund të ndodh edhe me fëmijët e përkëdhelur nga prindërit. Më shpesh është fëmija “i artë” në familje, të cilin prindërit e veçonin shpesh nga fëmijët e tjerë dhe e pëlqenin më shumë.
“Fëmijët që ose nuk kanë marrë vëmendje të mjaftueshme nga prindërit e tyre ose kanë marrë shumë, janë në rrezikun më të lartë të çrregullimit të personalitetit narcisoid, sepse ata kërkojnë vëmendje gjatë gjithë jetës së tyre dhe kjo ndikon në marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë. Në shumicën e rasteve janë të përqendruar ekskluzivisht tek vetja dhe nevojat e tyre dhe u mungon empatia dhe dhembshuria për të tjerët”, shton psikologja.
Përktheu dhe përshtati:S.N