Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë me celular në tualet shkakton hemorroide

Sot është bërë një shprehi e zakonshme ulja në tualet edhe pasi njeriut kryen nevojat fiziologjike. Fajtor për këtë janë celularët që tërheqin vëmendjen dhe lojërat në celular kanë zëvendësuar leximin e gazetave. Gjatë qëndrimit ulur, ushtrohet presion në kanalin anal, kështu që gjaku derdhet në hemorroidet, duke bërë që ato të fryhen. Hemorroidet e fryra bëhen problem për individin.

Hemorroidet janë përgjithësisht të padëmshme, por indi anal ndonjëherë mund të ënjtet dhe të jetë e dhimbshme. Shkaku i kësaj gjendje është presioni abdominal i shkaktuar nga kapsllëku, shtresat e tepërta të yndyrës në bark, shtatzënia, madje edhe vrapimi në distanca të gjata. Ekziston mundësia që presioni të shkaktojë shtrirjen e indeve, duke bërë që enët e gjakut në hemorroide të fryhen dhe madje të fillojnë të rrjedhin gjak. Pothuajse 50 për qind e popullsisë e përjeton këtë ndryshim trupor të paktën një herë në jetë.

Hemorroide të brendshme dhe të jashtme

Ka hemorroide të brendshme dhe të jashtme. Të jashtmet ndodhen në fillim të hapjes anale dhe janë të mbuluara me lëkurë. Për shkak të lidhjes së tyre me sistemin nervor, ato shpesh kruhen, pickojnë dhe shkaktojnë dhimbje. Hemorroidet e brendshme ndodhen në pjesën e brendshme të kanalit anal dhe nuk mbulohen me lëkurë, kështu që është e pamundur t’i ndjeni ato. Por ka më shumë gjasa që hemorroidet e brendshme të rrjedhin gjak dhe nëse situata bëhet akute, ato mund të bien edhe jashtë.

Janë të padëmshme për shëndetin

Edhe pse gjakderdhja dhe dhimbja tingëllojnë të tmerrshme, hemorroidet nuk janë të rrezikshme për shëndetin tuaj dhe nuk shkaktojnë kancer. Problemi i vetëm është gjakderdhja e bollshme që mund të çojë në anemi.

Vizitoni mjekun

Në rast të kruajtjes dhe gjakderdhjes kronike, duhet menjëherë të telefononi një mjek. Edhe pse në një situatë të tillë shumica e njerëzve dyshojnë për hemorroide, është mirë të bëhen analiza shtesë për të përjashtuar diçka më të rrezikshme.

Ndryshimi i zakonit të defekimit

Sot është bërë një shprehi e zakonshme ulja në tualet edhe pasi njeriut kryen nevojat fiziologjike. Fajtor për këtë janë celularët që tërheqin vëmendjen dhe lojërat në celular kanë zëvendësuar leximin e gazetave. Gjatë qëndrimit ulur, ushtrohet presion në kanalin anal, kështu që gjaku derdhet në hemorroidet, duke bërë që ato të fryhen. Hemorroidet e fryra bëhen problem për individin.

Studimi i fundit zbuloi se rreth 57 për qind e njerëzve e marrin celularin me vete në banjë, gjë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në shfaqjen e hemorroideve. Edhe pse shumë e justifikojnë mbajtjen e një celulari në tualet me nevojën për të kryer shumë detyra, mjekët paralajmërojnë se ky zakon i keq mund të na bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Celulari në tualet mund të shkaktojë hemorroide, sepse qëndrimi ulur në tualet me një telefon në duar zgjat shumë më gjatë, kështu që presioni në venat rreth anusit është shumë më i lartë nëse, për shembull, qëndroni në tualet vetëm për aq kohë deri sa ju kryeni nevojën fiziologjike. Është sasia e kohës që kaloni ulur në tualet që rrit rrezikun e zhvillimit të hemorroideve.

Numri i saktë i personave që vuajnë nga hemorroidet nuk dihet, sepse shumë njerëz vuajnë në heshtje. Për shumë, kjo sëmundje është një tabu temë për të cilën nuk flasin shumë njerëz dhe shumë njerëz e kanë gabim nëse mendojnë se gjendja mund të mbahet nën kontroll.

Në vend që të shfletoni aplikacione derisa kryeni nevojat fiziologjike, përfshini drithëra në dietën tuaj të përditshme, shumë lëngje, ushtroni çdo ditë dhe hiqni celularin.

 Kapsllëku

Presioni I zorrëve gjatë kapsllëkut është një nga shkaqet kryesore të inflamacionit të hemorroideve. Për të parandaluar kapsllëkun dhe fryrjen duhet të pini shumë ujë dhe të ndryshoni dietën tuaj.

Mjekimi

Ekzistojnë shumë kremra dhe vajra që parandalojnë inflamacionin e hemorroideve. Disa prej tyre janë bimore, si vaji i kantarionit, ekstrakti i gështenjës së kalit etj. Gjithashtu, një banjë e ngrohtë qetëson zonën e irrituar dhe ënjtja qetësohet. Nëse situata bëhet kronike atëherë kryhet heqja kirurgjikale e indit kritik.

Ushqimi pikant

Teoria se ushqimet pikante shkaktojnë inflamacion të hemorroideve është krejtësisht e pasaktë. Pas marrjes së ushqimit në trup ose pasi keni bërë jashtëqitjen, mund të ndjeni kruajtje, por kjo nuk lidhet me hemorroidet.