Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, rrit rrezikun e kancerit?

Hulumtimet tregojnë se qëndrimi ulur në periudha të gjata kohore gjatë ditës rrit mundësinë e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Studimet tregojnë koston e lartë shëndetësore të qëndrimit gjatë në një karrige

Shmangia e kancerit mund të jetë e thjeshtë dhe të lëvizni përreth ambientit që ju rrethon.

Hulumtimet tregojnë se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore gjatë ditës rrit mundësinë e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, duke përfshirë:

Kanceri i zorrës së trashë.

Kanceri i mitrës (endometrial).

Kancer në mushkëri.

Kanceri i prostatës.

Lajm vërtet i keq?

Duke pasur parasysh tendencat e punës dhe stilit të jetesës, treguesit janë të qartë se gjendeni që jeni ulur në një zonë të rrezikshme. Të rriturit në Shtetet e Bashkuara qëndrojnë ulur mesatarisht 9.5 orë në ditë në tavolinën e tyre. Në nivel global, mesatarja është 4.7 orë në ditë.

Pra, le të hedhim një vështrim më të afërt në lidhjen midis qëndrimit ulur dhe kancerit, plus disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për të mbrojtur më mirë shëndetin tuaj. Onkologu Dejll Shepard,  e sqaron këtë.

Qëndrimi ulur dhe rreziku i kancerit

A mund të keni kancer nga qëndrimi ulur në divan? Natyrisht, përgjigja është jo. Lidhja midis qëndrimit ulur dhe sëmundjes nuk është aq e drejtpërdrejtë.

Por ka një lidhje midis pasivitetit dhe kancerit, siç e bën të qartë studim pas studimi. Pesha e tepërt është arsyeja kryesore që i lidh të dyja së bashku. (Fakt  i shpejtë: Obeziteti vlerësohet të jetë përgjegjës për 4% deri në 8% të të gjitha diagnozave të kancerit.)

“Qëndrimi ulur ka një lidhshmëri me obezitetin – dhe obeziteti është një faktor rreziku për lloje të caktuara të kancerit”, shpjegon Dr Shepard. “Mjeti i vërtetë për të gjithë këtë është rëndësia e të qenit aktiv dhe të menaxhimit të peshës suaj”.

Dhe ndërsa fokusi këtu është te rreziku i kancerit, duhet theksuar se zakonet e qëndrimit ulur gjithashtu rrit shanset për sëmundje të zemrës, diabetin e tipit 2 dhe probleme të tjera shëndetësore që mund të shkurtojnë jetën tuaj.

Shtimi i hapave tuaj gjatë ditës

Tani, le të trajtojmë realitetin e kohëve moderne: të kalosh një pjesë të mirë të ditës në një karrige shpesh nuk bëhet me zgjedhje. Është një nënprodukt i një bote ku shumë punë përfshijnë një tavolinë dhe një kompjuter.

Dr. Shepard sugjeron të rimendoni se si e kaloni ditën në zyrë për të ndarë kohën tuaj në karrige.  Mundohuni të ngriheni nga vendi dhe të lëvizni për të paktën pesë minuta çdo orë. Mënyrat e thjeshta për të arritur këtë qëllim përfshijnë:

Lëvizni dhe qëndroni në këmbë kur folni në telefon. Provojeni edhe gjatë takimeve virtuale – veçanërisht nëse bëhet fjalë për një ngjarje që nuk duhet kamerë.

Të ngriheni për të mbushur një gotë ujë çdo orë. (Përfshirë edhe bërjen e kafesë!)

Shkoni në tryezën e një bashkëpunëtori për një bisedë personalisht në vend që të dërgoni mesazhe ose të telefononi.

Përdorni tavolinën e punës duke qëndruar në këmbë

Bëni një shëtitje të shkurtër gjatë pauzës në vend që të hani në tryezën tuaj të punës.

Pranimi i konceptit “ushqim dhe stërvitje” gjatë ditës.

Zbatojeni të njëjtën mënyrë në shtëpi. Sigurohuni që të ndërroni shpesh pozicionin e uljes në divan gjatë kohës që po shikoni televizor, në mënyrë që qëndrimi i juaj ulur të mos bëhet shumë i gjatë.

“Gjeni gjëra e thjeshta që mund ti bëni për të lëvizur më shumë,” inkurajon Dr. Shepard. “Çdo gjë e vogël ju  ndihmon.”

A mundet stërvitja të ndihmoj në parandalimin e rrezikut të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë?

Përpara se të përgjigjemi, le ta bëjmë të qartë një gjë: ushtrimet janë të mira për ju. Rekomandohet që të rriturit të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë.

Por edhe nëse ushtroheni për ato 150 minuta ose më shumë, kjo nuk i fshin të gjitha efektet negative të qëndrimit të tetë orësh ulur më herët gjatë ditës.

“Periudhat e pasivitetit do t’ju vënë ende në rrezik,” paralajmëron Dr Shepard. “Ajo që bëni gjatë ditës ndikon në shëndetin tuaj. “Ushtrimi është i mirë, por nuk përmirëson apo zhbën atë që ka ndodhur më parë”.

Pra, bëni aktivitete të ndryshme konkretisht lëvizni gjatë gjithë ditës përveç stërvitjeve tuaj që i bëni. Konsideroni këtë pjesë të planit tuaj të trajnimit.

Përfundimet

A do t’ju garantojë qëndrimi ulur atë që, ju më pak do të jeni të rezikuar nga kanceri? Aspak. Shumë kancere zhvillohen nga mutacione gjenetike të trashëguara mbi të cilat nuk keni kontroll. Arsyeja mund të jetë faktorë mjedisor. E njëjta gjë vlen edhe stili i jetesës suaj dhe ilaçet.

Por lëvizja i përmirëson shanset tuaja. “Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë u tregojmë njerëzve se sa e rëndësishme është të qëndrosh aktiv,” thotë Dr Shepard.