Revolucionare: Është zbuluar se si të shmangni sheqerin përgjithmonë!

Shkencëtarët besojnë se kjo teknikë një ditë mund të aplikohet edhe tek njerëzit, si ndihmë në trajtimin e njerëzve që vuajnë nga obeziteti ose çrregullimet e të ngrënit.

Shkencëtarët e Universitetit të Kolumbias kanë zbuluar një mënyrë se si të largojnë dëshirën ndaj sheqerit tek minjt dhe pretendojnë se një ditë e njejta teknikë mund të përdoret edhe tek njerëzit.

Në këtë studim, shkencëtarët u përqëndruan në shijet e ëmbla dhe të hidhura, si dhe tek amygdala, pjesë e trurit, e cila është thelbësore për përpunimin e emocioneve.

“Studimet tona të mëparshme kanë zbuluar një ndarje të qartë midis zonave të ëmbla dhe të hidhura në korteks”, tha Dr. Lee Wang, udhëheqësi i hulumtimit.

“Studimi i ri tregoi se kjo ndarje vazhdon deri tek amigdalla. Segregacioni midis zonave të ëmbla dhe të hidhura të korteksit insular (insular cortex) dhe amigdallës do të thotë se ne mund të manipulojmë në mënyrë të pavarur me këto zona të trurit dhe të vëzhgojmë ndryshimet në sjellje.”

Ekipi bëri disa eksperimente në të cilat lidhjet e ëmbla ose të hidhura me amigdallën u përjashtuan në mënyrë artificiale. Kur u përjashtuan lidhjet e ëmbla, minjtë ishin ende në gjendje të njihnin dhe të bënin dallimin midis të ëmblës dhe të hidhurës, por nuk kishin reagime themelore emocionale, të tilla si preferimin e sheqerit ose urrejtjen ndaj shijes së hidhur.

“Është njejtë sikur të konsumoni çokollatën tuaj të preferuar, në të njëjtën kohë të mos ndjeni asnjë kënaqësi. Pasi të keni ngrënë pak, me siguri do të ndaloni së ngrëni, për aq kohë sa zakonisht mund t’a hanit të gjithën, “shpjegoi Dr. Wang.

Shkencëtarët besojnë se kjo teknikë një ditë mund të aplikohet edhe tek njerëzit, si ndihmë në trajtimin e njerëzve që vuajnë nga obeziteti ose çrregullimet e të ngrënit.