Hulumtimi është bërë në bazë të të dhënave për 24 vende dhe atë në periudhën prej 2002-2012. Dhe përfundimi, shkruan portali “Your Tango”, është se vajzat e nënave të punësuara kanë 4.5 për qind më shumë gjasa të punësohen vetë. Jo vetëm që kanë më shumë gjasa të punësohen, por ato kanë gjithashtu edhe më shumë gjasa të mbajnë poste drejtuese dhe të fitojnë më shumë para se vajzat e grave shtëpiake.
Studiuesit zbuluan gjithashtu edhe një efekt të rëndësishëm për gratë që punojnë, për ndikimin e tyre tek fëmijët e tyre djemtë. Ata kanë më shumë gjasa të kalojnë kohë me anëtarët e familjes dhe të bëjnë punët e shtëpisë. Ndërsa kjo nuk ndodh me djemtë e grave amvise.