Foshnjat janë shumë të ndjeshme deri në muajin e tretë të tyre. Për shkak të moszhvillimit të aftësive motorike dhe të muskujve, është shumë e rëndësishme ta mbani fëmijën në mënyrë të drejtë dhe veçanërisht se si e kapni atë, në mënyrë që të mos ti shkaktohet ndonjë lëndim. Një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme, është se, foshnjat lindin me frikën e rënies, që do të thotë se ngritja dhe ulja e papritur dhe e parregullt mund t’i shqetësojë dhe tronditë edhe më shumë ata.
Pas lindjes, foshnjat nuk mund ta mbajnë kokën lart vetë, kështu që ju duhet të siguroni mbështetje adekuate për qafën dhe kokën. Këtë do ta bëni përafërsisht për 3-4 muaj, megjithëse është individuale dhe varet nga përparimi i foshnjës. Disa foshnja fitojnë pavarësinë në këtë aspekt shumë herët, ndërsa të tjerëve u duhet më shumë kohë dhe stimulim.
Fizioteraputi Dr. Xhen Ruso shpjegon në mënyrë të thjeshtë dhe praktike, se cila është mënyra e vetme e saktë për të kapur një fëmijë.
Mënyra se si e kapni foshnjën tuaj deri në moshën tre mujore, është një “art” i vërtetë, dhe nëse nuk bëhet si duhet mund të ketë pasoja.
Vendoseni njërën dorë nën qafë dhe kokë dhe tjetrën nën vithe dhe ngrijeni butësisht mbi supe. Asnjëherë mos e mbani fëmijën nën sqetulla për dy arsye:
- e para, koka mund ti shkojë papritur pas dhe të lëndohet;
- e dyta, ju po i bëni një ngarkim shpatullave dhe brinjëve të foshnjës për shkak të presionit që I bëni me duart e juaja.