Ne lidhemi me njerëzit çdo ditë. Qoftë me fëmijët, miqtë, familjen apo kolegët tanë të punës. Disa marrëdhënie janë më të thella dhe më të lidhura se të tjerat. Kur marrëdhëniet që kemi në shtëpi me fëmijët tanë ndërtohen mbi respektin dhe besimin reciprok, kjo jo vetëm që krijon lidhje të forta familjare, por gjithashtu ndihmon shumë vetëdijen e fëmijëve dhe ndjenjën e përkatësisë.
Psikologia e fëmijëve, edukatorja e prindërve dhe nënë Xhejmi Bloh zbulon shtatë mënyra se si ajo vetë zhvillon respekt dhe besim me fëmijët e saj dhe prindërit që i zbatojnë këto mund të arrijnë të njëjtin qëllim.
- Duke u dhënë fëmijëve lirinë për të provuar gjëra të reja.
- Biseda të përshtatshme për moshën e tyre
- Dëgjimi dhe shfaqja e interesit për atë që i intereson.
- Pranimi dhe njohja e emocioneve të tyre dhe empatia me to.
- Komunikimi dhe shpjegimi i vendimeve të marra.
- Sigurimi i hapësirës për lojë autonome, të pavarur dhe krijuese.
- Lidhja familjare përmes lojës që synon interesat e tyre.
“Kur marrëdhëniet që kemi në shtëpi me fëmijët tanë ndërtohen mbi respektin dhe besimin reciprok, krijohen lidhje të forta familjare. Themelet e një marrëdhënieje pozitive midis prindërve dhe fëmijëve ndërtohen mbi komunikimin e hapur, një proces aktiv të zgjidhjes së konflikteve dhe konfirmimin e dashurisë së pakushtëzuar. Mos harroni, nuk ka rëndësi sa vjeç është fëmija juaj, këto zakone mund t’i filloni në çdo moshë”, konkludon psikologia.