Si ta ndihmoni fëmijën tuaj nëse ka ankth rreth shkollës

Kthimi në shkollë sjell lehtësim për prindërit. Pas verës së gjatë, ditëve të pushimit, më në fund I kthehemi rutinës së shkollës. Megjithatë, fëmijët jo gjithmonë e ndajnë këtë ndjenjë, ata shpesh ndjejnë shqetësim dhe frikë të madhe.

Kur përmendet kthimi në shkollë dhe gjitha përgjegjësitë, shumica e nxënësve kanë shqetësimet e tyre posaqërisht me ankesat e tyre sikur kanë dhimbje barku. Ata mund të jenë të emocionuar kur shohin miqtë e tyre, takojnë mësues të rinj dhe ballafaqohen me ambientin e ri konkretisht klasën, por të gjitha këto ndryshime sjellin edhe shumë shqetësime.

“Fëmijët që përgatiten për t’u rikthyer në shkollë shpesh përballen me shumë ankthe, duke përfshirë ankthin se si do të përshtaten me miqtë e tyre, stresin për notat dhe të mësuarit e aftësive të reja dhe pasigurinë për rutinat e reja dhe përballimin në mjedisin shkollor”, siç thotë Dr. Nikol Kane.

Ja disa shenja që fëmija juaj mund të ndihet i shqetësuar për kthimin në shkollë dhe mënyrat se si mund t’i ofroni zgjidhje dhe mbështetje.


SIMPTOMAT FIZIKE


Nëse fëmija juaj po përjeton dhimbje ose simptoma të tjera shqetësuese, së pari duhet të vizitoni një pediatër për të përjashtuar një gjendje mjekësore që duhet të trajtohet, thotë Kejn. Megjithatë, është e zakonshme që ankthi tek fëmijët të shfaqet me simptoma fizike.  Kejn dhe dy ekspertë të tjerë, këshilltarja profesionale e licencuar Çine Villiams dhe terapistja Elli Harwod, sqarojnë se fëmijët mund të kenë:

  • Dhimbje koke
  • Dhimbje stomaku
  • Çrregullime të gjumit (probleme për të fjetur, zgjim gjatë natës, ankthe ose tmerre të natës)
  • Ndryshimi i oreksit
  • Probleme me tretjen
  • Simptomat e çrregullimit të sjelljes

Ndryshimet në humor apo sjellje sinjalizojnë gjithashtu se një fëmijë ndihet i shqetësuar dhe, sipas këtyre ekspertëve, këto janë shenjat:

  • Inat ose ankth
  • Tantruma
  • Harresë
  • Zvarritje
  • Vështirësi në përqendrim
  • Kokëfortësi
  • Shpërqendrim
  • Këmbëngulje ose fiksim për gjërat që janë të parëndësishme
  • Lidhje te forta emocionale
  • Regresion në sjellje, si urinimi në shtrat apo thithja e gishtit

Është e mundur që fëmija juaj të dijë se çfarë ndjen, por edhe më tej në disa raste nuk është i sigurt pse. Villiams tregon për një vajzë që e njihte nënën e saj, vajza ishte “ më e heshtur”, “më e tërhequr në dy javët e fundit” dhe kishte ndërprerë të gjitha bisedat në lidhje me shkollën. Gjatë blerjes së mjeteve shkollore, ajo vuri re se vajza e saj po “lëvizte më ngadalë” dhe kur e pyeti se çfarë po ndodhte, tha se ishte “e pikëlluar, por as ajo nuk e di pse”.

Fëmijët që përjetojnë ankth mund të qajnë, të kenë shpërthime emocionale ose të shprehin “shqetësim ose frikë të tepruar”, thotë Villiams.


Sa prindërit mund të ndihmojnë në këtë rast


Ajo që nuk duam është t’i ndihmojmë dhe të bashkëndjejmë me fëmijën kur ka ankth. “Ankthi është relativisht ngjitës, kështu që është e lehtë të mërzitemi për ankthin e fëmijës tonë. Ata kanë nevojë që ne të bashkëndjejmë me ta, duke qëndruar të qëndrueshëm dhe të rregulluar, për t’i mbështetur ata,” thotë Harwod.

Vini re se kjo nuk është e njëjtë me vërtetimin e shqetësimeve të tyre. Një përgjigje si “Duket sikur ke shqetësime me shoqërinë e re” dërgon një mesazh shumë të ndryshëm nga “Jam i sigurt se ata ndihen njësoj, ju do të shoqëroheni bashkë gjatë kohës së pushimit”.

Ju sigurisht nuk dëshironi të “rrisni ankthin e tyre duke treguar të gjitha gjërat e tmerrshme që mund të shkojnë keq”, thotë Harwod.

Në vend të kësaj, përdorni thënie bindëse të tilla si: “Unë e di që jeni të shqetësuar për fillimin e shkollës, gjithçka është e re për ju dhe ju nuk e dini se si do ta përballoni, por unë jam këtu për t’ju ndihmuar,  pyesni njëri-tjetrin se çfarë ju intereson, së bashku do të gjejmë zgjidhje.”