Pediatrit këshillojnë fëmijët të pinë lëngje para dhe pas notit. Pija më e mirë është uji sepse e shuan më së miri etjen dhe e mbush trupin me lëngje. Pijet e gazuara, lëngjet e ëmbla mund të kenë efekt të kundërt. Nëse fëmija nuk e pranon ujin, provoni ujë me shije limoni, luleshtrydhe ose fruta të tjera.
Hapat për të parandaluar uljen e niveleve të lëngjeve
Shmangni periudhën më të nxehtë. Mos e ekspozoni fëmijën në ndikimin e drejtpërdrejtë të diellit në periudhën ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00.
Jini veçanërisht të kujdesshëm në ditët me lagështi. Kini kujdes se sa lëngje merr fëmija juaj, veçanërisht në ditët kur lagështia e ajrit është e lartë. Më pas fëmija djersitet më shumë, duke humbur lëngjet dhe elektrolitet. Nëse lagështia është shumë e lartë, këshilla më e mirë është të mos qëndroni jashtë.
Pushim nën hije. Rrezet e diellit janë të dobishme, por herë pas here nxirreni fëmijën nga dielli dhe gjeni një zëvendësues interesant në hije. Sillni lodrat e tij të preferuara, bëni një kullë rëre, gjeni një mënyrë që fëmija të pushojë.
Pushim për të pirë ujë. Lëreni këtë rutinë ti bëhet zakon, në mënyrë që fëmija të kuptojë se pas pak ka nevojë të pushojë dhe të pijë ujë. Nëse nuk mund ta mësoni, jeni ju ata që duhet t’i siguroni atij marrjen e mjaftueshëm të lëngjeve.
Shenjat e dehidrimit të lehtë
Nëse fëmija ankohet për marramendje dhe vjellje, nëse vëreni ulje të urinimit dhe tharje të gojës, këto janë shenja se fëmija juaj po humb lëngjet dhe ju duhet të plotësoni menjëherë lëngjet dhe elektrolitet e humbura. Përgatitini një supë, lëng frutash të shtrydhur ose thjesht një gotë ujë me pak kripë/sheqer.