Sipas psikologëve, kjo është vetia e përbashkët që kanë gjithë prindërit e mirë

Psikologët shpjegojnë se të gjithë prindërit e mirë fillimisht marrin vendime bazuar në rrethanat dhe burimet e tyre dhe ekskluzivisht në favor të nevojave afatgjata të fëmijës së tyre.

Nëse nuk ekziston një formulë e artë për prindër të mirë ose një listë rregullash se si të jesh në të vërtetë një prind i mirë, psikologët na sigurojnë se ekzistojnë disa tipare që janë të përbashkëta për pothuajse të gjithë prindërit e mirë. Siç shkruan “Parenting For Brain”, ata përmendin një veçori si veçanërisht të rëndësishme.

Bëhet fjalë për marrjen e vendimeve që janë kryesisht në interesin më të mirë të fëmijës. Psikologët shpjegojnë se të gjithë prindërit e mirë fillimisht marrin vendime bazuar në rrethanat dhe burimet e tyre, dhe kjo ekskluzivisht në favor të nevojave afatgjata të fëmijës së tyre.

Është plotësisht e kuptueshme që si prindër ndonjëherë do të na duhet të heqim dorë nga dëshirat apo nevojat tona dhe shpesh t’i vendosim ato në prapavijë, dhe kjo është pikërisht një nga karakteristikat që përshkruan çdo prind të mirë. Nga ana tjetër, prindërit që gjithmonë vënë nevojat e tyre në radhë të parë mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijës si dhe potencialin e tij të plotë.