Ekzistojnë disa shenja të cilat paralajmërojnë atë se fëmija juaj ka probleme me shikimin. Për shembull, nëse mbyll njërin sy apo i afrohet shumë librit derisa lexon, është koha që jut ë vizitoni mjekun oftalmolog.
“Shumë prindër mendojnë se fëmija nuk ka nevojë të kontrollojë shikimin sepse nuk shfaq shenja apo problem. Por kjo nuk është e vërtetë. Është e rëndësishme që fëmija të bëjë kontrolle të rregullta të syve që në moshë të vogël”, paralajmëron oftalmologu Gills Edmons.
Shikimi i dobët mund të shkaktojë probleme të të mësuarit dhe sjelljes.
“Gjendjet si strabizmi dhe ambliopia mund të trajtohen në mënyrë më efektive nëse zbulohen më herët. Së fundi, testi i syrit jo vetëm që kontrollon shikimin, por mund të zbulojë edhe gjendje të tjera shëndetësore”, thotë doktori.
Prindërit përmendin uljen shumë pranë televizorit, mbajtjen e librit shumë afër fytyrës dhe dhimbjet e shpeshta të kokës si simptoma që më së shpeshti i shohin tek fëmijët e tyre, të cilat janë një shenjë e qartë se fëmija ka probleme me shikimin.
Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të ketë probleme me shikimin:
- Fërkimi i syve
- Aftësi më të dobëta leximi
- Sforcim/strabizëm
- Dhimbje koke
- Ulet shumë afër televizorit
- Mbyll njërin sy
- Ulet në karigen e parë.
Mosha mesatare në të cilën prindërit e çojnë fëmijën e tyre për kontroll të syve për herë të parë është gjashtë vjeç, pra para ekzaminimit të detyrueshëm të syrit me regjistrimin në klasën e parë.