Tetë shenja që tregojnë se shikimi i fëmijës suaj është në rrezik dhe duhet të mbajë syze

 "Shumë prindër mendojnë se fëmija nuk ka nevojë të kontrollojë shikimin sepse nuk shfaq shenja apo problem. Por kjo nuk është e vërtetë. Është e rëndësishme që fëmija të bëjë kontrolle të rregullta të syve që në moshë të vogël", paralajmëron oftalmologu Gills Edmons.

Ekzistojnë disa shenja të cilat paralajmërojnë atë se fëmija juaj ka probleme me shikimin. Për shembull, nëse mbyll njërin sy apo i afrohet shumë librit derisa lexon, është koha që jut ë vizitoni mjekun oftalmolog.

“Shumë prindër mendojnë se fëmija nuk ka nevojë të kontrollojë shikimin sepse nuk shfaq shenja apo problem. Por kjo nuk është e vërtetë. Është e rëndësishme që fëmija të bëjë kontrolle të rregullta të syve që në moshë të vogël”, paralajmëron oftalmologu Gills Edmons.

Shikimi i dobët mund të shkaktojë probleme të të mësuarit dhe sjelljes.

“Gjendjet si strabizmi dhe ambliopia mund të trajtohen në mënyrë më efektive nëse zbulohen më herët. Së fundi, testi i syrit jo vetëm që kontrollon shikimin, por mund të zbulojë edhe gjendje të tjera shëndetësore”, thotë doktori.

Prindërit përmendin uljen shumë pranë televizorit, mbajtjen e librit shumë afër fytyrës dhe dhimbjet e shpeshta të kokës si simptoma që më së shpeshti i shohin tek fëmijët e tyre, të cilat janë një shenjë e qartë se fëmija ka probleme me shikimin.

Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të ketë probleme me shikimin:

  • Fërkimi i syve
  • Aftësi më të dobëta leximi
  • Sforcim/strabizëm
  • Dhimbje koke
  • Ulet shumë afër televizorit
  • Mbyll njërin sy
  • Ulet në karigen e parë.

Mosha mesatare në të cilën prindërit e çojnë fëmijën e tyre për kontroll të syve për herë të parë është gjashtë vjeç, pra para ekzaminimit të detyrueshëm të syrit me regjistrimin në klasën e parë.