TRE LLOJE TË PRINDËRVE QË RRITIN FËMIJË TË LLASTUAR: Psikoterapisti tregon se çfarë pasojash sjell kjo

Psikoterapisti beson se tre lloje prindërish zakonisht rritin fëmijë të llastuar.

Asnjë prind nuk ka për qëllim që të rrisë një fëmijë dh eta llastojë atë shumë. Por shumica e fëmijëve janë të llastuar, duam apo jo që ta dëgjojmë këtë.

Megjithatë, psikoterapisti Shon Grover thekson se jo i gjithë faji duhet të vihet mbi prindërit dhe se duhet të merret parasysh edhe ndikimi i madh i teknologjisë në jetën e fëmijëve. Studime të shumta kanë treguar se përdorimi i tepërt i teknologjisë tek fëmijët çon në ankth, depresion, izolim social, tolerancë të dobët ndaj frustrimit, dobësim të aftësive sociale dhe vonesa në inteligjencën emocionale.

Por disa praktika prindërore sigurisht ndikojnë që fëmijët të bëhen të llastuar, dhe Grover beson se tre lloje prindërish më së shpeshti rritin fëmijë të llastuar:

  1. Prindërit që u keqtrajtuan ose u neglizhuan nga vetë prindërit e tyre dhe tani duan ta kompensojnë atë duke u dhënë trashëgimtarëve të tyre shumë pushtet.
  2. Prindërit që vuajnë nga ankthi dhe nuk durojnë të shohin fëmijët e tyre duke luftuar për diçka, “luftojnë”, ndaj dorëzohen pas çdo gjëje.
  3. Prindërit që e kanë të vështirë të marrin vendime, ndaj ia lënë rolin fëmijës dhe e rrisin atë që të kujdeset për ta, në vend që mami dhe babi të kujdesen për të voglin, shkruan Grover për psychologytoday.com.

Ai gjithashtu paralajmëron se llastimi ka pasoja të këqija për fëmijët dhe se fëmijët e rritur në këtë mënyrë kanë një tolerancë të ulët ndaj zhgënjimit, janë të dobët në zgjidhjen e problemeve, nuk kanë etikë pune, kanë shumë probleme sociale dhe janë të vonuar në zhvillimin emocional – edhe kur ata rriten, janë të prirur për tërbim dhe shpërthime emocionesh.