Në vitet 1970 dhe 1980 ishte normale që fëmijët të qëndronin vetëm në shtëpi pas shkollës derisa prindërit të vinin nga puna, por sot gjithnjë e më pak prej tyre mbeten pa mbikëqyrje.
Ekspertët besojnë se shumica e fëmijëve nën moshën nëntë vjeçare nuk duhet të jenë vetëm në shtëpi pas shkollës dhe se fëmijët deri në moshën 13 vjeçare nuk janë në gjendje të mjaftueshëm për të reaguar në situata të paparashikueshme, prandaj nuk rekomandohet të jenë vetëm për një kohë të gjatë. Megjithatë, përgjigjja për këtë pyetje nuk varet gjithmonë vetëm nga mosha e fëmijës.
Fëmijët deri në moshën 12 vjeçare nuk janë në gjendje të mjaftueshme për të reaguar në situata të paparashikueshme, prandaj nuk rekomandohet të jenë vetëm
Nënat dhe baballarët i njohin më së miri fëmijët e tyre, kështu që ata mund të marrin vendimin e duhur nëse fëmijët janë mjaft të pjekur për t’u kujdesur për veten në shtëpi. Shumica e fëmijëve fillojnë të qëndrojnë vetëm në shtëpi rreth moshës 11 vjeçare.
Për çfarë duhet të kenë kujdes prindërit?
- Sipas ekspertëve, është mirë ta lini fëmijën vetëm për periudha të shkurtra dhe gradualisht të rrisni kohën derisa fëmija rritet.
- Foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen kurrë vetëm, qoftë edhe për disa minuta. Kjo vlen edhe për atë kur shumica i lënë në makinë qoftë edhe për një kohë të shkurtër.
- Fëmijët deri në moshën 12 vjeçare nuk janë në gjendje të mjaftueshme për të reaguar në situata të paparashikueshme, prandaj nuk rekomandohet të jenë vetëm
- NSPCC, organizata kryesore bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar për fëmijët e dhunuar, thotë se fëmijët janë gati të lihen vetëm brenda natës deri në moshën 16-vjeçare.
Megjithatë, shumica e udhëzimeve mbështeten tek prindërit që dëgjojnë nevojat dhe ndjenjat e fëmijës së tyre dhe vendosin vetë kur fëmija është gati për atë hap të madh. Nëse fëmijët nuk janë gati ose nuk jeni të sigurt se janë gati të mbeten vetëm, mos i lini vetëm në shtëpi.
Kur të vendosni për t’i lënë ata vetëm, është e rëndësishme të merrni masa paraprake të arsyeshme. Lini një listë numrash që fëmija juaj të telefonojë në rast nevoje. Sigurohuni që të jeni në gjendje të ktheheni në shtëpi në çdo kohë, nëse lind nevoja. Sigurohuni që të gjitha sendet potencialisht të rrezikshme – veglat, thikat dhe ilaçet – të jenë larg fëmijëve. Nëse keni fqinjë që ju besoni, mund të organizoni me fëmijën tuaj që t’i kontaktoni ata në rast nevoje. Sigurohuni që fëmija juaj të dijë se në cilën orë do t’ju presë në shtëpi dhe çfarë të bëjë nëse vonoheni.
Për fëmijët me alergji, largoni nga shtëpia gjithçka që mund të shkaktojë një reaksion alergjik dhe sigurohuni që fëmija të ketë akses në një çantë të ndihmës së parë dhe një EpiPen nëse i nevojitet. Nëse keni kafshë shtëpiake, mendoni nëse është e sigurt ta lini fëmijën tuaj në shtëpi me to pa mbikëqyrje.