Zbokthi është një gjendje e shpeshtë që shkakton qërim të lëkurës dhe të skalpit. Kjo nuk është ngjitëse apo diçka serioze. Por mund të jetë e bezdisshme dhe e vështirë për t’u trajtuar.
Zbokthi i lehtë mund të trajtohet me një shampo të përditshëm. Nëse kjo nuk funksionon, shampoja medicinale mund të ndihmojë. Simptomat mund të kthehen më vonë.
Zbokthi është një formë e lehtë e dermatitit seborrheik.
Simptomat
Shenjat dhe simptomat e zbokthit mund të jenë:
Zbokthi shfaqet në lëkurën e kokës, flokët, vetullat, mjekrën dhe shpatullat tuaja
Kruarje e kokës
Qërim i lëkurës së kokës, me luspa tek të porsalindurit
Shenjat dhe simptomat mund të jenë më të rënda nëse jeni të stresuar dhe ato priren të jenë të shumta në stinët e ftohta dhe të thata.
Kur duhet të vizitoni një mjekë
Shumica e njerëzve që kanë zbokth nuk kërkojnë kujdes mjekësor. Vizitoni mjekun tuaj të kujdesit primar ose një mjek që është i specializuar për sëmundjet e lëkurës (dermatolog) nëse gjendja juaj nuk përmirësohet me përdorimin e rregullt të një shampo kundër zbokthit.
Shkaqet
Zbokthi mund të ketë disa shkaqe, duke përfshirë:
Lëkurë e irrituar, e yndyrshme
Lëkurë të thatë
Myk i cili ushqehet me yndyrën e skalpit tek shumë të ritur
Ndjeshmëria ndaj produkteve të kujdesit të flokëve (dermatiti i kontaktit)
Sëmundje të tjera të lëkurës, të tilla si psoriasis dhe ekzema
Faktorët e rrezikut
Pothuajse çdokush mund të ketë zbokth, por disa faktorë mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm:
Mosha. Zbokthi zakonisht fillon në moshën e rritur dhe vazhdon deri në moshën e mesme. Kjo nuk do të thotë që të moshuarit nuk kanë zbokth. Për disa njerëz, problemi mund të jetë i përjetshëm.
Të qenit mashkull. Zbokthi është më i përhapur tek meshkujt sesa tek femrat.
Sëmundje të caktuara. Sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundjet e tjera që prekin sistemin nervor gjithashtu duket se rrisin rrezikun e zbokthit. Po ashtu edhe të kesh HIV ose një sistem imunitar të dobësuar.
Përktheu dhe përshtati:S.N