Disa prej nesh e pranojnë këtë në mënyrë paqësore dhe plaken me dinjitet, ndërsa të tjerët përpiqen që t’i mbulojnë flokët e thinjur sa më mirë dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur. Nëse vëreni se një person me flokë të thinjur është më pak se 30 vjeç, atëherë kjo mund të jetë alarm i cili tregon se diçka nuk është në rregull me shëndetin e tij, ndërsa shfaqja e flokëve të bardhë shkakton ndryshime të shumta.
Sëmundjet e zemrës
Konsultohuni me një kardiolog nëse jeni një mashkull flokët e të cilit janë zbardhur më herët. Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo nganjëherë lidhet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Akumulimi i peroksidit
Zakonisht, folikulat e flokëve prodhojnë sasi të vogla të peroksidit të hidrogjenit. Kur ai akumulohet vjen deri te ndryshimi i ngjyrës së flokëve, kjo gjë mund të trajtohet me produkte kundër depigmentimit të lëkurës.
Mungesa e vitaminave D3 dhe B12
Ndonjëherë për parandalimin dhe ngadalësimin e shfaqjes së qimeve të bardha është i nevojshëm ushqimi i ekuilibruar. Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e vitaminës D3 rezulton me mungesën e melaninës. E njëjta gjë vlen edhe për mungesën e vitaminës B12.
Pirja e duhanit
Duhanpirësit nuk duhet të habiten nga shfaqja e flokëve të bardhë, pasiqë është provuar se pirja e duhanit shkakton paraqitjen e shpejtë të flokëve të bardhë, sesa ata që kurrë nuk kanë pirë duhan. Kjo shprehi gjithashtu çon edhe në rënien e flokëve.
Predispozita gjenetike
Shfaqja e qimeve të bardha tek individët e rinj, prindërit e të cilëve filluan të zbardhen më herët është mjaft e zakonshme. Shkencëtarët madje kanë zbuluar se gjenet që janë përgjegjës për shfaqjen e hershme të flokëve të bardha, janë të trashëguara.