Aktivitet tradicional: 130 të porsalindur nga komuna e Qendrës morën kuponë falas për ekzaminime pediatrike nga klinika “Zhan Mitrev”

Ekzaminimet e të porsalindurve do të kryhen nga mjekja specialiste pediatër Dr. Stanislava Angjeleska dhe kuponi mund të përdoret brenda tre muajve të ardhshëm nga dita e dhënies së saj.

Klinika “Zhan Mitrev” vazhdoi me traditën e saj për ndarjen e kuponëve falas për banorët e komunës Qendër të cilët kanë anëtarë të ri në familjet e tyre

Klinika “Zhan Mitrev”, ndau 130 kuponë për ekzaminime pediatrike për të porsalindurit nga Komuna Qendër. Në këtë mënyrë Klinika në fjalë vazhdon traditën e saj për ndarjen e kuponëve për banorët e kësaj komune të cilët së fundmi kanë anëtarë të rinj në familjet e tyre, të udhëhequr nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin dhe shëndetin e të porsalindurve dhe njëkohësisht për të këshilluar prindërit për zhvillimin e mëtutjeshëm të foshnjave.

Kuponët për ekzaminimet perdiatrike për të porsalindurit u ndanë në manifestimin që u mbajt në parkun e Frankofonisë, në kuadër të memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim me Komunën Qendër-Shkup.

Kuponët u ndanë në një manifestim që u mbajt në parkun e Frankofonisë në Shkup

Ekzaminimet e të porsalindurve do të kryhen nga mjekja specialiste pediatër Dr. Stanislava Angjeleska dhe kuponi mund të përdoret brenda tre muajve të ardhshëm nga dita e dhënies së saj. Duhet që vetëm prindërit të caktojnë terminin për foshnjën e tyre në numrin e telefonit 02 3091 484.

Përktheu dhe përshtati:S.N