E VËRTETUAR: Gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre jetojnë më gjatë

Shkenca ka vërtetuar se gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre jetojnë mesatarisht pesë vjet më gjatë.

Para jush keni një javë të ngarkuar. Me pa durim prisni fundjavën, por nuk doni ti shqetësoni prindërit tuaj me pyetjen, nëse mund të kujdesen për nipërit e mbesat  në mënyrë që ju të pushoni pak? Mos u shqetësoni më sepse ekziston një arsye e mirë për të kontrolluar nëse janë të lirë për fundjavë. Shkenca ka treguar se gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre jetojnë mesatarisht pesë vjet më gjatë.

Shkenca ka treguar se gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre jetojnë mesatarisht pesë vjet më gjatë.

Sipas një studimi të botuar në revistën “Evolution and Human Behaviour”, gjyshërit që kujdeseshin për fëmijët e tyre në një farë mënyre kishin një rrezik më të ulët të vdekjes gjatë një periudhe 20-vjeçare në krahasim me bashkëmoshatarët që nuk e bënin këtë. Këtë e tregojnë të dhënat e analizuara nga Studimi i gjerë i plakjes në Berlin, i cili përcolli të dhënat shëndetësore të më shumë se 500 personave të moshës 70 vjeç e lart.

Pse kujdesi për fëmijët ka përfitime shëndetësore për gjyshërit?

Dr. Ronan Faktora nga Klinika Klivlend thotë se kjo është për shkak se, deri sa njerëzit plaken – ata duan të qëndrojnë fizikisht aktivë, të angazhuar dhe të stimuluar në mënyrë kognitive, dhe të gjitha këto i lejojnë ata të plaken mirë.

Kjo nuk është lidhja e parë midis kujdesit për fëmijët dhe jetëgjatësisë midis gjyshërve: studiuesit pas një studimi të vitit 2016 të botuar në “Evolution and Human Behavior” dolën në një përfundim të ngjashëm pasi analizuan të dhënat e mëparshme nga Studimi i gjerë i plakjes në Berlin. Sipas këtij studimi, gjyshërit që kujdeseshin për nipërit e mbesat e tyre jetonin mesatarisht pesë vjet më shumë se ata që nuk kujdeseshin.

Edhe pse kujdesi për fëmijët ka padyshim përfitime të rëndësishme për jetën dhe shëndetin, kjo nuk do të thotë që ne duhet t’ia dorëzojmë fëmijët tanë me kohë të plotë gjyshërve tanë. Kujdesi i moderuar sigurisht që ka përfitimet e veta, por studimet e mëparshme kanë zbuluar se kujdestarët informalë mund të përjetojnë stres fizik dhe psikologjik nga përfshirja e tepërt. Nga ana tjetër, ata përjetojnë rezultate negative shëndetësore – veçanërisht nëse kujdestari/mbikëqyrësi ka një histori depresioni ose ankthi.

Përktheu dhe përshtati:S.N