A e mbron kafeja ADN-në nga dëmtimi?!

Deri më tani, në shumë raste kemi shkruar për efektet e shumta pozitive të kafesë mbi shëndetin, si dhe, vetë aroma që ndikon në procesin e të menduarit

Kohët e fundit, është bërë një hulumtim për të shqyrtuar se si pirja e kafesë (në krahasim me pirjen e sasisë së njejtë uji) ndikon në ADN-në e njeriuNë hulumtim morrë pjesë 50 gra dhe 50 burra me shëndet të mirë. Në katër javët e para, të gjithë pjesëmarrësit pinë të paktën 500 ml ujë dhe nuk pinë kafe, çaj apo çfarë do pije që përmbanë kafeinë.

Gjatë katër javëve të ardhshme, një grup piu 500 ml kafe çdo ditë e bërë nga kokrrat e errëta të pjekura, ndërsa grupi tjetër vazhdoi të pinte ujë (si në katër javët e para). Në fund të javës së katërt dhe të tetë, u bën analizat e gjakut të pjesëmarrësve në studim për të vlerësuar nivelin e dëmtimit të ADN-së.

Nga rezultatet u kuptua se, tek pjesëmarrësit e grupit që pinë kafe shkalla e dëmtimit të ADN-së kishte rënë në krahasim me grupin e kontrollit. Bazuar në këto rezultate, autorët e studimit kanë konstatuar se konsumi i rregullt i kafesë nga kokrrat e errëta të pjekura ka efekt mbrojtës ndaj ADN-së. Këto efekte përfituese ishin të ngjashme si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, por gjithashtu është vërejtur se nuk kishte ndryshime të rëndësishme në peshën e trupit ose marrjen ditore të kalorive, brenda 8 javëve sa zgjati studimi.