Në studimin e fundit të botuar në revistën “Cell Metabolism”, shkencëtarët zbuluan lidhjen midis metabolizmit të aminoacideve të degëzuar zinxhir (BCAA) dhe rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Gjegjësisht, qysh në vitin 1969, shkencëtarët zbuluan përqendrim të lartë të BCAA në mëlçinë e personave me diabet të tipit 2, por mekanizmi i kësaj lidhjeje ka mbetur i paqartë deri në ditët e sotme. Por, hulumtimet e reja mbi kafshët kanë treguar se mekanizmi që ndikon në rregullimin e shpërbërjes së BCAA, gjithashtu ndikon në rregullimin e glukozës në mëlçi nëpërmjet enzimës ATP citrate lyase. Mekanizmi zhvillohet nëpërmjet enzimeve të kinazës dhe fosfatazës, të cilat kanë aftësinë e rregullimit reciprok.
Shkencëtarët besojnë se rregullimi i mekanizmit të fosfatazës-kinazës mund të bëhet qasje e re për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së mëlçisë yndyrore dhe diabetit të tipit 2.
Në studim e zhvilluar te minjtë, duke stimuluar dekompozimin e BCAA në mënyrë paralele është stimuluar edhe reduktimi i qelizave yndyrore në mëlçi dhe është përmirësuar rregullimi i glukozës, pa e ndryshuar peshën trupore të minjve.
Rezultatet gjithashtu treguan se konsumi i lartë fruktozës, ndikon në mekanizmin rregullator, i cili mund të çojë në rritjen e rrezikut të mëlçisë yndyrore dhe diabetit.
Megjithëse studimi u zhvillua në kafshë dhe në një kohë relativisht të shkurtër, shkencëtarët besojnë rregullimi i mekanizmit të fosfatazës-kinazës mund të bëhet qasje e re për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së mëlçisë yndyrore dhe diabetit të tipit 2.