Nëse mbani tjerrëza optike, mjekët ju paralajmërojnë që të bëni kujdes me higjienën tuaj, në mënyrë që të mos infektoheni me infeksionin e rrallë i cili mund të çojë në humbjen e shikimit, domethënë mund të çojë në verbëri.
Bëhet fjalë për Acanthamoeba keratitis, e cila çon në inflamacionin e korneas, domethënë pjesës së përparme të syrit. Ata që përdorin thjerrëzat optike janë të prirur ndaj këtij infeksioni.
Ekspertët paralajmërojnë se shprehitë e këqija higjienike gjatë përdorimit të thjerrëzave mund të rrisin rrezikun e kontaminimit të syrit. Faktor rreziku është edhe të bërit dush me thjerrëzat dhe noti. Zakonisht pacientët e prekur mbesin me më pak se 25 për qind të shikimit ose verbohen pasi të infektohen.
Një spital në Londër vuri në dukje rritje të numrit të personave të infektuar që nga viti 2011. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2003, në të njëjtin spital u raportuan tetë deri në dhjetë raste me këtë infeksion, por në periudhën e viteve 2011-2016 numri i personave të infektuar u rrit nga 35 në 36 në vit.
“Kjo rritje e numrit të infeksioneve do të thotë se ata që përdorin thjerrëzat optike duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun”, tha profesori John Dart nga Institutit UCL.
Parandalim
Para kontaktit me thjerrëzat duart duhet të jenë gjithmonë të pastra dhe të thata, domethënë uji nuk duhet të vijnë në kontakt me ta. Përdorni produkte sterile dhe të testuara për mirëmbajtjen e thjerrëzave. Mos i vendosni në gojë. Mos i ndroni ato me një person tjetër. Përdorni të njëjtat thjerrëza për aq kohë sa ju ka këshilluar mjeku. Mos flini me ta dhe mos notoni kurrë me ta…