Pacientët me tension të lartë të gjakut (hipertension) mund të zvogëlojnë tensionin e tyre të gjakut me anë të aktivitetit fizik, tregon një studim i fundit. Por, sipas mendimit të ekspertëve, akoma është herët të rekomandohet, në vend që të marrin barna antihipertenzive, këta pacientë të praktikojnë vetëm stërvitjen.
Mendohet se kombinimi i dobishëm për të ulur tensionin e lartë të gjakut, është marrja e barnave antihipertenzive dhe praktikimi i aktivitetit fizik.
Aktiviteti i trupit që rekomandohet përfshin: ecjen, vrapin, çiklizëm, not, ngritjen e peshave dhe shumë të tjera.
Aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në reduktimin e kilogramëve të tepërta, përmirëson shëndetin arterial dhe vepron ndaj komponimeve kimike për të kontrolluar qarkullimin e gjakut.
Udhëzimet e tanishme rekomandojnë 150 minuta aktivitet të moderuar fizik në javë (30 minuta, pesë herë në javë) ose 75 minuta aktivitet intenziv në javë.