Koha ideale për të filluar me notin është tani! Pavarësisht nëse doni të notoni ose notin e keni asociacion relaksimi për ditët e verës në det, fakt është se ka efekt të veçantë në trupin e njeriut, prandaj edhe ekspertët e rekomandojnë atë sa më shumë që të jetë e mundur, madje edhe në pishinë. Ja pse noti është i rëndësishëm për organizmin e juaj…
Forcon të gjithë muskujt e trupit
Noti është një nga sportet i cili i aktivizon pothuajse të gjitha grupet e muskujve. Forcon shumicën e muskujve në trup, duke ndikuar kështu te duart, shpatullat, shpinë, gjoksin dhe këmbët, e përmirëson punën e nyjeve, forcon sistemin kardiovaskular, ndërsa nuk e ngarkon shpinë dhe nyjet.
Ka efekt relaksues
Noti gjithashtu ka efekt relaksues mbi gjithë organizmin. Rekomandohet notim prej 30 minutash në ditë për “trajtim të plotë relaksimi” dhe këtë ta përsëritni të paktën tri herë në javë, mundësisht çdo ditë. Provoni dhe do të vini re ndryshimet, do të shihni se do të ndjeheni më mirë, ndërsa niveli i stresit do të zvogëlohet.
Për shkak të rrezikut shumë të ulët të lëndimeve, noti konsiderohet si sport i përsosur për gratë shtatzëna, për personat të cilët kanë probleme me nyjet, kurrizin, sportistët të cilët kanë pësuar lëndime, si dhe për personat të cilët kanë probleme në koordinimin e lëvizjeve.
Djeg kaloritë
Përveç përfitimeve të përmendura, noti e formon tërë trupin dhe na mundëson që të heqim kilogramët e tepërt dhe depozitat yndyrore, domethënë celulitin. Nëse notojmë për një orë do të mund të djegim 500 deri në 700 kalori.
Ndikon në sistemin kardiovaskular
Duke pasur parasysh se uji stimulon qarkullim më të mirë të gjakut në muskujt, sidomos nëse uji është më i ngrohtë, ju gjithashtu do të forconi edhe muskujt e zemrës. Në këtë mënyrë do të thelloni frymëmarrjen, ndërsa trupit do t’i siguroni sasi më të madhe të oksigjenit, si dhe stabilizimin e tensionit të gjakut.
Formë të mirë trupore
Me notin e rregullt do të arrini një gjendje më të mirë, ndërsa do të stimuloni edhe humbjen e peshës trupore.