Pa marrë parasysh nëse neveria shkaktohet nga shtatzania, sëmundja detare ose dhimbjet e kokës nga të pirët, kur ndjeheni keq e gjitha që dëshironi është kjo ndjesi të zhduket. Instruktorja e licencuar e akupunkturës, Paige Bourassa, ka krijuar një teknikë me dy hapa e cila do t’ju ndihmojë të përballoni gërditjen.
Paige ka licencën dhe studion e saj për akupunkturë në Nju Jork. Ajo krijoi kursin e quajtur: “Akupresura 101: Çlirimi nga dhimbjet e shpinës, zvogëlimi i ankthit dhe kokëdhimbjeve”, në të cilën përshkruan teknikën e lashtë kineze – akupresionin.
Ajo këshillon se si të largoni vetë dhimbjen dhe tendosjen, por gjithashtu ndan edhe disa truke meditimi dhe vizualizimi të cilat do t’ju ndihmojnë të bëheni versioni më i mirë i vetes.
Fillimisht shtypni me butësi pikën PC 6. Kjo pikë gjendet mbi nyjen e shuplakës tuaj. Shtypni për një minutë.
Pastaj, shtypni pikë ST 36. Kjo pikë gjendet tek ashti i madh këmbës, nën kupën e gjurit. Aplikoni presion të butë pulsant në pikë dhe mbajeni për 30 deri në 60 sekonda.