Një studim i ri amerikan tregon se metodat më të fundit të terapisë gjenetike mund të çojnë në luftën kundër anemisë së qelizave në formë drapëri. Domethënë, terapia ka për qëllim trajtimin e të metës gjenetike që sulmon të ashtuquajturat qeliza në formë drapëri.
Bazuar në hulumtimin e kryer në një grup të vogël pacientësh, hulumtuesit zbuluan se terapia ishte e sigurt dhe efektive. Përndryshe, anemia e qelizave në formë drapëri është sëmundje e trashëguar e cila kryesisht prek njerëzit me origjinë afrikane, amerikano-jugore ose mesdhetare.
Shfaqet kur personi të trashëgoj dy kopje të gjenit anormal të hemoglobinës, nga një nga çdo prind. Shumë njerëz me qeliza në formë drapëri kanë dhimbje të forta për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut.
Me kalimin e kohës, sëmundja mund të dëmtojë organet në të gjithë trupin gjë që çon në komplikime, siç është sëmundja e veshkave dhe sulmi në tru. Tani për tani, kjo sëmundje trajtohet vetëm me transplantimin e palcës së eshtrave.