Anemia stimulon zhvillimin e demencës

Personat të cilët janë anemik janë të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë të demencës me 41%, njoftoi revista profesionale amerikane "Neurologjia".

Anemia është relativisht e zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe prek rreth 23% të personave të moshës mbi 65 vjeçare. Kjo gjë do të thotë sasi e pamjaftueshme e hemoglobinës në gjak ose numër i zvogëluar i rruazave të kuqe të gjakut.

Në hulumtimin e kryer në Universitetin e Kalifornisë, u përdorën të dhënat e grumbulluara të rreth 2 000 të anketuarve, të moshës 70 deri 79 vjeçare, të cilët u monitoruan për një periudhë prej 11 vjetësh.

Ekspertët besojnë se lidhja e anemisë me rritjen e rrezikut të demencës, mund të shpjegohet me faktin se, niveli i ulët i hemoglobinës në gjak e zvogëlon furnizimin me oksigjen në tru, duke e penguar kështu funksionimin e sistemit nervor qendror.