Fëmijët që kanë marrë antibiotikë para moshës dy vjeçare, janë në rrezik më të lartë që më vonë gjatë fëmijërisë të jenë të trashë, tregon studimi i fundit. Po ashtu, e njëjta gjë është vërejtur edhe tek barnat për trajtimin e refluksit gastroezofageal, por jo në një masë aq të madhe.
Supozohet se barnat e përmendura mund të ndikojnë në ndjeshmërinë e mjedisit mikrobiologjik, që gjendet në zorrët e fëmijës.
Sipas mendimit të profesionistëve, këto rezultate tregojnë se përdorimi i antibiotikëve dhe barnave që e trajtojnë refluksin gastroezofageal, tregohet vetëm nëse me të vërtetë është e nevojshme. Barnat për trajtimin e refluksit gastroezofageal shpesh jepen për fëmijët kur nuk janë të indikuar, meqë refluksi i acidit të lukthit është e zakonshme tek ato. Pas përfundimit të moshës një vjeçare tek shumica e fëmijëve, refluks nuk është më i pranishëm.
Foshnjat të cilat përdorën antibiotikë kishin një rrezik prej 26% më të madh të zhvillimit të mbipeshës deri në moshë tre vjeçare. Ky rrezik mund të jetë edhe më i madh nëse foshnja merr antibiotikë të ndryshëm gjatë një periudhe më të gjatë kohore.