Çdo herë që foshnja qan, prindërit supozojnë se për çfarë bëhet fjalë – nëse foshnja është e uritur, nëse pelena është e lagur, nëse i dhemb diçka, nëse i rritet ndonjë dhëmb… Por, ndoshta, supozimeve u erdhi fundi.
Neuropsikiatrja Anderson, e cila është nëna e katër fëmijëve, e mendoi këtë aplikacon të të qarit si një aplikacion për telefonat celular.
Përdorimi i aplikacionit Chatter Baby është shumë i thjeshtë. Telefonin e mbanin afër foshnjës në mënyrë që pajisja të dëgjojë të qarën dhe të ju ofrojë një zgjidhje. Tani për tani, programi ofron vetëm tre arsye – uri, nervozë dhe dhimbje, por zhvilluesit thonë se qëllimi përfundimtar është që aplikacioni të mësojë të njoh më shumë emocionet.
Aplikacioni është mjaft i dobishëm për personat me dëgjim të dëmtuar.
Anderson pohon se struktura e të qarit të foshnjës ndryshon nga vendi në vend. Hapi i ardhshëm është që të krijohet një bazë e madhe të dhënash dhe tingujsh që i bëjnë foshnjat, dhe se si prindërit në mbarë botën do të mund ta përdorin këtë aplikacion.