Shkencëtarët japonezë pohojnë se kanë gjetur provat e para shkencore, të cilat flasin në favor të faktit se, thithja e aromave të caktuara e ndryshon aktivitetin e gjeneve dhe përbërjen e gjakut, gjë që e redukton stresin.
Akio Nakamura, shkencëtar i Qendrës Kërkimore Technical Research Center në Japoni, na rikujton se njerëzit që nga kohrat e lashta thithnin aromën e bimëve të caktuara për të lehtësuar stresin, për të luftuar inflamacionin dhe depresionin, si dhe për të stimuluar gjumin.
Aromaterapia sot është një formë popullore e mjekësisë alternative, e cila si gjën më të përdorur për qetësimin e stresit emocional e përdor linalolin. Megjithatë, përkundër kësaj, veprimi i saktë i linalolit në trup nuk ka qenë i njohur.
Shkencëtarët i ekspozuan minjtë laboratorik në situata të vështira stresuese, ku ata do të mund të thithnin linalolin, si dhe një grup që nuk do të thithte linalolin. U zbulua se ky përbërës ka rifituar nivelet e larta të neutrofileve dhe limfociteve – qelizat e sistemit imunitar në një nivel pothuajse normal. Thithja e linalolit e zvogëloj aktivitetin e më shumë se 100 gjeneve, të cilat janë aktive në situatat stresuese.