Teshtitja është një nga mekanizmat mbrojtëse të organizmit, me anë të së cilës nxirren jashtë bakteret dhe viruset nga hunda. Derisa teshtijmë, ajri nëpër hundë del me një shpejtësi prej 150 kilometrash në orë.
Nëse teshtitja ndalohet, ky presion kthehet në ndonjë pjesë tjetër të trupit, gjë që mund të dëmtohet. Ky është një refleks mjaftë i fortë dhe mund të shkaktojë dëmtimin e membranës së veshëve dhe mund të rezultojë me rritjen e tensionit prapa mollëzave të syve, kështu që mund të pëlcasin edhe kapilarët e syve, shpjegon mjeku nga New York-u, Eric Voigt.
Ndalimi i teshtitjes mund të ndikojë në humbjen e dëgjimit dhe të shkaktojë marramendje të forta.
Mbajtja e teshtitjes mund të çojë në dëmtimin e diafragmës, por në rastin më të keq mund të rezultojë edhe me sulm në tru, gjë që mund të jetë vdekjeprurëse.