Balsam shtëpie kundër herpesit në gojë

Nëse vuani nga infeksione e shpeshta të cilat manifestohen nga herpesi labial (përsëritës), atëherë në shtëpi duhet që të keni balsam milce

Milca ose bari i bletës (Melissa officinalis) është bimë shëruese e cila përmban një përqindje të lartë të polifenoleve – materie me efekt të fortë antiviral. Falë këtyre përbërësve aktivë, përdorimi i vajit, kremit ose balsamit me ekstrakt të milcës zvogëlohet koha e shërimit të herpesit, ndërsa mund të veprojë edhe si parandalues nëse aplikohet sapo keni vërejtur flluskën në gojë.

Përgatitja

Një të katërtën e një kavanozi qelqi mbusheni me milcë të thatë, pastaj shtoni vaj ulliri ose luledielli të parfinuar. Kavanozin lëreni që të qëndrojë në një vend të errët për 30 ditë, por çdo ditë shkundeni lehtësisht kavanozin. Pas ditës së 30-të përmbajtjen e kavanozit kullojeni, ndërsa masën e fituar vendoseni në një shishe xhami të pastër. Në këtë mënyrë do të fitoni vaj shtëpie nga milca.

Nëse dëshironi të bëni balsam, valijn e milcës ngroheni me avull në një temperaturë prej 50 gradësh, pastaj duke e përzier vazhdimisht shtoni 30 gr dyll bletësh të grirë dhe 50 gr gjalpë shea. Kur lëngu të bëhet i dendur, atë vendoseni në një kuti dhe ruani në frigorifer.