Fakt është se, tek restorantet vendet më të pista janë tualetet, kjo dihet për kohësh, por a e dini se ata kanë konkurrentë të fortë?! Në meny ka më shumë baktere sesa në tualet! A e dini se sa baktere “shëtisin” nëpër tavolina?!
Sa baktere ka në mbajtësen e piperit?
Ndërkohë që, më shumë rëndësi i kushtohet asaj se sa të pastra janë enët për ngrënie, tavolinat dhe dyshemet, gjithmonë harrohen mbajtëset e kripës dhe piperit. Sipas një studimi të kohëve të fundit, tek ato ka mesatarisht rreth 11 600 baktere.
Nga ana tjetër, rreth 200 baktere të ndryshme janë gjetur në dyshemenë e tualetit. Shkak për këtë nuk është vetëm përdorimi i mbajtësve të kripës dhe piperit, por fakt është se ato rrallë pastrohen, ndërsa fëmijët i përdorin edhe për të luajtur, pretendojnë profesionistët.