Pa marrë parasysh nëse na është ënjtur gishti ose nyja e dorës, ne gjithmonë e përcaktojmë atë si një lëndim ose si rezultat i lodhjes, por këto mund të jenë shenja të një problemi shëndetësor.
Kur bëhet fjalë për nyje të duarve të ënjtura – atëherë kjo është një ganglion. Hygroma ose ganglioni mund të paraqiten në vende të ndryshme të pëllëmbës së dorës. Ky është një cist beninj i mbushur me lëng. Cistet mund të jenë me madhësi të ndryshme dhe mund të mbeten në madhësinë e njëjtë për vite me rradhë. Lajm i mirë është se cisti është cisht beninj dhe nuk ka shanse të zhvillohet në një tumor.
Kjo mund të jetë e trashëguar, gjithashtu mund të jetë pasojë e një lëndimi ose tërheqja e muskujve. Kategoria më e rrezikshme janë ato të cilët kanë probleme me nyjet e dorës, dhe më të prirura për këtë janë gratë. Cistat mund të ndodhin edhe si rezultat i punës në kompjuter (gjatë përdorimit të tastierës), kështu që të gjithë ata që punojnë dhe përdorin këto pajisje janë në rrezik.