Të ndenjurit ulur dhe mënyra e izoluar e jetës është vetëm një nga gjërat që hyjnë në gamën e pirjes së duhanit, një nga zakonet më të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ja pjesa tjetër…
Vetmia – rrjetet sociale dhe kontakti i rrallë me njerëzit “ballë për ballë” pakësojnë jetëgjatësinë njejtë si 15 cigare në ditë.
Pagjumësia – mungesa e gjumit është një problem serioz shëndetësor, pasi gjithnjë e më shumë njerëz kanë çrregullim të gjumit. Gjumi i pamjaftueshëm rrit rrezikun e sulimit në zemër dhe në tru, ashtu si pirja e duhanit çdo ditë.
Solariumi – ndoshta mund të mendoni se është një rrezitje e kontrolluar, por mund të jetë potencialisht më e rrezikshme se duhani. Solariumi ka çuar në më shumë raste të kancerit të lëkurës sesa pirja e duhanit tek kanceri i mushkërive, sipas rezultateve të studimit të vitit 2014.
Ushqimi jo i shëndetshëm – ushqimi i ëmbël, i përpunuar, i pasur me yndyrna të ngopura mund të jetë më e keqe sesa pirja e duhanit. Në vitin 2016, hulumtuesit që studjuan vdekshmërinë për shkak të të ushqyerit të dobët, erdhën në përfundim se shkalla e vdekshmërisë tejkalon ato të alkoolit, drogës dhe duhanit.
Të ndenjurit ulur – të ndenjurit ulur gjatë gjithë ditës rrit rrezikun e shumë llojeve të kancerit. Të ndenjurit ulur çdo dy orë e më shumë rrit rrezikun e kancerit në zorrën e trashë, endometrit dhe kancerit të mushkërive, pavarësisht nëse ushtroni gjatë ditës.