Kushtojini vëmendje shputave të këmbëve

Kontrolloni rregullisht shputat dhe kushtojini rëndësi çdo ndryshim në ngjyrë, strukturë ose pamje.

Shputat e njeriut janë inxhinieri biomekanike e jashtëzakonshme, të cilat shumë prej nesh nuk i marrin seriozisht, deri sa të lindë ndonjë problem.

Kontrolloni rregullisht shputat dhe kushtojini rëndësi çdo ndryshim në ngjyrë, strukturë ose pamje.

Kushtojini vëmendje ruajtjes së higjienës së përditshme të shputave. Kjo përfshin larjen dhe tharjen e këmbëve, sidomos zonën midis gishtave.

Bëni hidratimin e lëkurës së shputave. Temperaturat e larta dhe këpucët e hapura mund të shkaktojnë mungesë të lagështisë natyrale të lëkurës, gjë që mund të çojë në çarje të lëkurës. Lyjini shputat rregullisht me kremra dhe losione, me qëllim që të parandaloni këtë dukuri të dhimbshme.

Mos i injoroni shputat e sëmura. Mos i lini pas dore simptomat që bëhen gjithnjë e më serioze ose nuk kalojnë për një kohë të gjatë. Përndryshe konsultohuni me ortopedin.

Ushtroni! Ecja është një mënyrë e mirë për të ruajtur peshën trupore, por gjithashtu edhe zbutës fantastik i shputave.

Mbathni këpucë që i përshtaten madhësisë së shputës suaj. Mbi të gjitha, përpiquni që të zgjidhni këpucët të cilat janë më të përshtatshme për ju. Ka të ngjarë që prodhues të  ndryshëm të kenë numra të ndryshëm këpucësh.

Thonjtë e këmbëve prijini gjithmonë në vijë të drejt.

Nëse është e mundur, përpiquni që çdo ditë të mbathni këpucë të ndryshme. Të paktën dy palë këpucë janë të mjaftueshme. Gjegjësisht, gjëndrat e djersës veprojnë në secilën lëvizje. Prandaj, këpucët duhet të jenë të thata në mënyrë që të thithin lagështinë nga këmbët. Gjithashtu, në këtë mënyrë do të mbroheni nga shfaqja e kërpudhave dhe baktereve.