Biologët kanë zbuluar mekanizmin e ndikimit të stresit në sistemin kardiovaskular të meshkujve. Shkencëtarët e Universitetit Augusta (SHBA) kanë arritur të shpjegojnë shkencërisht se, pse meshkujt vuajnë më shumë nga sëmundjet e zemrës dhe infarkti. Sipas raporteve të Bioscience, kjo është për shkak të numrit të vogël të molekulave të cilat janë përgjegjëse për zgjerimin e enëve të gjakut.
Studiuesit eksperimentuan mbi minjtë që kishin tension të lartë. Ato gjetën përqendrim mjaft të lartë të molekulave BH4 tek femrat, të cilat ndihmojnë në prodhimin e molekulave të monoksidit të azotit të cilat janë përgjegjëse për funksionin e enëve të gjakut. Tek minjtë meshkuj, ky përqendrim ishte më i ulët. Oksidi nitrik kontribuon në funksionimin më të gjatë të organizmit dhe shkencëtarët pohojnë se rritja e përqendrimit në organizëm kontribuon në rritjen e jetëgjatësisë.
Përmbajtja e reduktuar e molekulave të hapura në qelizat renale çon në reduktimin e prodhimit të monoksidit nitrik në gjakun e meshkujve dhe, rrjedhimisht, në reaksion më të keq ndaj tensionit të lartë të gjakut dhe aktivitetit kardiak. Të dhënat u konfirmuan eksperimentalisht – kur BH4 artificiale u shtua në ushqimin e minjve meshkuj, gjendja e tyre u përmirësua ndjeshëm.