Birra rrit vetëbesimin, vera relakson dhe vodka jep energji

Në një studim të kohëve të fundit, shkencëtarët tregojnë se si llojet e caktuara të alkoolit ndikojnë në emocionet tona

Sipas një studimi të kryer në Universitetin Bangor dhe Imperial College London, ku morën pjesë 30,000 njerëz, u zbulua se llojet të ndryshme të alkoolit ndikojnë ndryshe në emocionet tona: vera të relakson, birra të rrit vetëbesimin dhe vodka të jep energji.

Të dhënat u morën nga pyetësori online “Global Drug Survey”, ku u përfshin njerëz të moshës 18-34 vjeç nga 21 vende. Studimi tregon se vera e kuqe relakson dhe njerëzit që e pijnë atë janë  të sjellshëm por është e prirur edhe për të qarë, ndërsa vodka ose uiski i bën ata më energjik, por edhe më agresiv. Birra relakson dhe njerëzit që e pijnë atë i bën më të sigurt.


Autorët e studimit thonë: “Të kuptuarit e emocioneve lidhur me alkoolin është shumë e rëndësishme në zgjidhjen e problemit të abuzimit me alkoolin, veçanërisht për shkak të kontrollit të grupeve të caktuara shoqërore, se cilat lloje të pijeve i preferojnë”. Ky studim global sugjeron se konsumi i pijeve të forta shkakton më shumë agresion se sa pijet tjera. Pijet e forta nëse konsumohen për një periudhë të gjatë, shoqërohen me agresivitet dhe studimi më i fundit e konfirmon këtë me disa efekte shtesë, si: jemi më të prirur për të qarë, më të shqetësuar por në të njëjtën kohë e rrisin vetëbesimin, ndjenjën e joshjes dhe rrisin energji.

Ja çfarë emocionesh shkaktojnë lloje të caktuara të alkoolit:

Rreth 60 për qind e të anketuarve deklaruan se, pas konsumimit të verës së zezë janë ndjerë më të lodhur.
Më shumë se gjysma e të anketuarve deklaruan se vera e kuqe i relakson
Më shumë se gjysma e të anketuarve, pijet e forta i lidhën me rritjen e vetëbesimit dhe energjsë.
Më shumë se 40 përqind e pjesëmarrësve në studim thanë se ndjehen tërheqës pas pirjes së pijeve të forta.
Gjysma e lidhin birrën me relaksimin.
Pijet e forta na bëjnë më agresiv, të shqetësuar, të prirur për të qarë ose na bëjnë të ndihemi sikur jemi të sëmurë …
Pijet e forta na bëjnë më agresive, të shqetësuar, të prirur për të qarë ose na bëjnë të ndihemi sikur jemi të sëmurë…

Siç thotë profesori Mark Belis i Universitetit Bangor, rezultatet janë shumë të rëndësishme për këtë problem. Qëndrimi i fituar për pijet gjithashtu luan rol, për shembull: nëse njerëzit pinë verë të kuqe për t’u relaksuar, me siguri do të jenë më të relaksuar, ndërsa nëse pinë vodka në një festë, me siguri do të fillojnë të ndjehen plotë me energji. Përveç kësaj, nuk duhet të harrojmë përqindjen e alkoolit në pije të ndryshem alkoolike dhe se njerëzit për qëllime të ndryshme konsumojnë pije të forta, për shembull: darkë e qetë familjare me një gotë verë të zezë, thonë autorët e studimit të cilët shpjegojnë se roli i reklamimit është gjithashtu i rëndësishëm.“Shpesh edhe nëpërmjet reklamave konsumatorëve u sugjerohet se çfarë mund të presin nga një lloj i caktuar i alkoolit”, shton Belis.
Shkencëtarët gjithashtu paralajmërojnë për rrezikun e konsumit të tepërt të pijeve alkoolike, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha.