Sipas rezultateve të hulumtimit anglez, thuajse 90% e adoleshentëve në trupin e tyre kanë gjurmë të bispfenolit A – përbërje kimike e cila përdoret në prodhimin e ambalazheve plastike.
Bisfenoli A (BPA) është i pranishëm në enët e plastikës, shishet, kapakët dhe ushqimet shumë të përpunuara. Për shkak të ngjashmërisë me hormonin e estrogjenit, BPA renditet tek komponimet të cilat janë çrregullues të sistemit endokrin, prandaj mund të ndikojnë në mekanizmat që kërkojnë estrogjen.
Në studimin në të cilin u përfshin 94 të anketuar të moshës 17-19 vjeçare, pjesëmarrësve ju mat përqendrimi i bisfenolit A (BPA) në urinë para dhe pas studimit. Gjatë hulumtimit, të anketuarve iu kërkua të shmangin përdorimin e ushqimeve, të cilat mund të vihen në kontakt me objektet që përmbajnë BPA.
Rezultatet treguan se edhe përkundër përpjekjeve për të zvogëluar ekspozimin ndaj BPA, tek të anketurait nuk u vërejt ndonjë rënie e konsiderueshme në përqendrimin e BPA në urinë.
Përveç kësaj, të anketuarit deklaruan se t’u përmbaheshin udhëzimeve të tilla ishte jashtëzakonisht e vështirë, pasi që BPA nuk deklarohet në ambalazhin e produkteve.
Duke pasur parasysh faktin se ekspozimi ndaj bisfenolit A aktualisht është mjaft e vështirë për t’u kontrolluar, ndërsa për të informuar më mirë konsumatorët, shkencëtarët sugjerojnë futjen e deklaratës së kësaj përbërje në ambalazh, shkruan “BMJ Open”.