Ndoshta është rastësi, por ndoshta edhe jo, por komedianët më të famshëm kanë përjetuar pleqërinë e vonshme. Rezultatet pozitive nga të qeshurat janë të njohura prej kohësh dhe të studiuara mirë.
Nëpërmjet hulumtimeve, janë të njohura faktet e mëposhtme rreth qeshjes: përmirëson qarkullimin e gjakut dhe furnizon organizmin me oksigjen, ul tensionin e gjakut, ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit) dhe zvogëlon tendosjen.
Megjithatë, disa nga efektet e qeshjes nuk janë edhe aq të dukshme, por janë shumë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, dhe ajo është se e stimulon punën e sistemit imunitar, zvogëlon dhimbjen, ul inflamacionet me intensitet të ulët, i forcon enët e gjakut dhe e mbron zemrën. Dhe së fundi, qeshja çon në lirimin e endorfinës, i njohur edhe si hormoni i lumturisë, falë të cilit ndihemi shumë mirë.
Për zbuluar se si hormoni ndikon në popullsi, hulumtuesit norvegjez zhvilluan një studim i cili zgjati 15 vjet dhe përfshiu 53 556 të anketuar. Gjithkush vlerësonte ndjenjën e humorit, ndërsa më vonë u përpoqën ta lidhnin atë me faktin se sa shpesh u sëmurën nga infeksionet, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Rezultatet ishin mahnitëse. Tek gratë me ndjenjë të theksuar humori, studiuesit zbuluan se ata kishin 50% më pak gjasa që të vdisnin nga çfarëdo arsye, madje 75% më pak gjasa që të vdisnin nga sëmundjet e zemrës. Tek meshkujt, për shembull, personat me ndjenjë të theksuar humori kishin një rrezik prej 75% më të ulët të vdekjes nga infeksionet. Në tërësi është vërtetuar se njerëzit me humor të lartë që morën pjesë në këtë hulumtim, kanë jetuar për të paktën 85 vjet.