Çajrat janë të dobishëm, por duhet t’i pini edhe atëherë kur nuk jeni të sëmurë

Çajrat nuk duhet të konsumohen vetëm kur jemi të sëmurë, ky është një gabim i madh, pasiqë mund të ndihmojnë gjatë shumë vështirësive

Këto janë 10 çajrat më të mirë për shëndetin: 

Kamomili – vepron si qetësues dhe shpesh përdoret kundër pagjumësisë, lehtëson dhimbjet në lukth dhe simptomat e tretjes së dobët, si dhe ka efekte analgjetike dhe anti-inflamatore.

Nenexhiku – vepron në mënyrë të favorshme në funksionin e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit, ndihmon migrenën, lehtëson simptomat e herpesit.

Kaça– përmban shumë vitaminë C, lehtëson dhe parandalon infeksionin e fshikëzës, ndihmon gjatë diarres dhe dehidrimit.

Sherbele – rregullon djersitjen, neutralizon virusin e gripit, ndihmon gjatë inflamacionit të mishit të dhëmbëve.

Melisa (balsami i limonit) – lehtëson fryrjet, vepron në mënyrë të favorshme ndaj zemrës, i zvogëlon marramendjet tek gratë shtatzëna.

Trumza – përdoret në trajtimin e bronkitit dhe kollës, ka fuqi të fortë dezinfektimit, është i mirë kundër parazitëve të zorrëve.

Lule Akili – është i mirë për përmirësimin e oreksit, përshpejton qarkullimin e gjakut, ndihmon gjatë disa çrregullimeve të zemrës.

Borzilok – lehtëson dhimbjet e kokës dhe qetëson, aplikohet gjatë sëmundjeve të kanaleve urinare, është i mirë kundër pagjumësisë.

Çaj Uvin – lehtëson simptomat e inflamacionit të traktit urinar.

Mëllaga e bardhë – është i mirë kundër inflamacioneve të organeve të frymëmarrjes dhe fytit, gjithashtu ndihmon edhe gjatë diarresë.