Çdo mëngjes pini ujë me mjaltë: Pastron organet dhe mbron nga sëmundjet

Përbërja e këtij uji është e ngjashme me përbërjen e plazmës së gjakut

Uji me mjaltë mund të rigjeneroj krejtësisht organizmin, ndërsa këtu e keni mënyrën se përgatitet dhe se si përdoret. Ky është ilaç natyral i mahnitshëm i cili bën pastrimin e organizmit, ndihmon në largimin e depozitave yndyrore dhe e parandalon plakjen, ja se si bëhet dhe se si është e mirë që të përdoret!


Receta

Tretni një lugë çaji mjaltë natyrale në një gotë me ujë në temperaturë dhome dhe lëreni që të qëndrojë brenda natës. Do të fitoni “ujë të mjaltëzuar” – një tretje prej 3% mjaltë e cila shpejt absorbohet në trup. Përbërja e këtij uji është e ngjashme me përbërjen e plazmës së gjakut. Pastron trupin në nivelin qelizor. Pijeni në mëngjes në stomakun bosh dhe pijeni pandëprerë gotën me ujë. Për efekte absolute duhet që ta përdorni të paktën për 6 muaj.

Dobitë nga uji me mjaltë:

Pastron veshkat – Pini një gotë ujë me mjaltë çdo natë dhe në mëngjes do të vëreni se ënjtjet rreth syve janë zhdukur.

Përmirëson imunitetin – Forcon rezistencën ndaj baktereve, viruseve, kërpudhave.

Për funksion më të mirë të zorrëve – Uji i mjaltëzuar i lufton parazitët të cilët jetojnë në organet e tretjes. Nuk u lejon që të shumëfishohen dhe e normalizon funksionimin e organeve të tretjes.

Redukton depozitat yndyrore – nëse dëshiron të humbisni peshë, pini çdo ditë – deri në orën 11; deri në 1.5 l të këtij uji (të përgatitur një natë më parë). Ky ujë i pastron organet e tretjes, përmirëson punën e tyre dhe heq substanca toksike prej tyre. Me ushqyerjen e duhur dhe stërvitje ju ndihmon që të humbni peshë.

Ushqen lëkurën – Në mëngjes ngroheni ujin që keni përgatitur një natë më parë dhe me të lajeni fytyrën, qafën dhe pjesën e qafës. Falë veprimit sistematik të këtij uji shërues, vjen deri te përmirësimi i qarkullimit të enëve të gjakut dhe ushqimi aktiv i qelizave të lëkurës. Pas larjes prisni disa çaste që të veprojë mjalti dhe më pas shpërlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë. Nëse veproni rregullisht në këtë mënyrë, lëkura do t’ju bëhet më e shëndetshme, më e freskët dhe më elastike.