Është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët të hidratohen mirë në ditët e nxehta, kur ata djersiten dhe humbasin lëngjet të cilat duhet të kompensohen. Por ekziston edhe një gjë tjetër e rëndësishme dhe kjo është se çfarë do t’u jepni për të pirë? Shumë nga lëngjet që blejmë përmbajnë aq shumë sheqer i cili është i dëmshëm për organizmin e fëmijës. Përveç sheqerit, bëni kujdes edhe ndaj lëngjeve që përmbajnë kafeinë.
Uji – Uji është pija më e mirë për fëmijën tuaj. Hidraton dhe shuan etjen dhe nuk përmban sheqer, yndyra dhe kalori shtesë.
Qumështi – Qumështi është pjesë e rëndësishme te të ushqyerit e fëmijëve. Përmban proteina, vitaminë D dhe kalcium. Mund t’u jepni në forma të ndryshme, si qumësht soje, qumësht bajamesh, kokosi, etj.
Lëngje natyrale – Nëse dëshironi t’ju jepni lëngje fëmijëve, zgjedhje ideale janë frutat e shtrydhur, të cilat përmbajnë sheqerna të shëndetshëm për të cilat organizmi i fëmijës ka nevojë. Lëngjet e tilla është e këshillueshme që të pihen menjëherë pas shtrydhjes në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha vitaminat.
Ëmbëlsues të qumështit – Qumështi i çokollatës dhe llojet e ndryshme të shijeve të qumështit janë zgjedhjejo e mirë për hidratimin fëmijëve. Ato përmbajnë sheqerna shtesë të cilat duhet të shmangen nga të rriturit, posaçërisht nga fëmijët.
Lëngje frutash – Mos u gënjeni nëse në paketimin e lëngut lexoni – 100% vitaminë C. Nëse fëmija ha fruta gjatë ditës, të jeni të sigurt se ka mjaftueshëm vitaminë C. Lëngjet e tilla përmbajnë sasi shtesë të sheqerit dhe nuk janë zgjedhje e duhur. Konsumimi e përditshëm i këtyre lëngjeve mund të dëmtojë dhëmbët e fëmijëve.
Pije sportive – Pijet sportive premtojnë hidratim të plotë, por fëmijët nuk kanë nevojë për sheqer shtesë, tiaminë dhe kalori të tepërta që përmbajnë pijet e tilla. Disa prej këtyre pijeve përmbajnë sasi të vogla të kafeinës.