Çfarë komplikime shëndetësore mund të sjellin bizhuteritë e lira?

Gëlltitja ose thithja e kadmiumit mund të çojë në dëmtimin e veshkave dhe në osteoporozë, theksojnë nga Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Nga ari, argjendi ose platini bëhen bizhuteritë më të shtrenjta, por më të përhapura janë bizhuteritë edhe stolitë tjera të lira, të cilat kryesisht përmbajnë nikel. Megjithatë, nikeli mund të shkaktojë reaksione alergjike. Kadmiumi gjithashtu, është metal i cili përdoret për të bërë bizhuteritë. Bëhet fjalë për materiale të lira, prandaj përdoren aq shumë.

Gëlltitja ose thithja e kadmiumit mund të çojë në dëmtimin e veshkave dhe në osteoporozë, theksojnë nga Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Pra, variantet e lira të bizhuterive përmbajnë nikel, i cili mund të shkaktojë reaksione alergjike, njejtë si dhe plumbi dhe kadmiumi. Përdorimi më i madh i kadmiumit mund të jetë rezultat i shmangies së plumbit, i cili është toksik, kështu që prodhuesit kinezë e kanë zëvendësuar plumbin me kadmium i cili është edhe më i dëmshëm.