Shkencëtarët nga University College London, paraqitën një pamje të përshtatshme të ndryshimeve të mundshme në trupin e një personi i cili hoqi dorë nga alkooli për një periudhë një mujore. Sipas raportit nga eksperimenti, autorët mbledhën një grup prej 26 vullnetarësh, të ndarë në dy grupe. Grupi i parë vazhdoi të pinte alkool në drejtim të zakoneve të veta, ndërsa grupi i dytë i të anketuarve nuk konsumuan alkool për saktësisht një muaj. Në fillim dhe në fund të testit, u bë ekzaminimi i plotë mjekësor i të anketuarve.
Krahasimi i rezultateve mundësoi që të shihej ndryshimi i gjendjes së organizmit të personave në periudhën e “lirisë alkoolike” dhe pas një muaji shmangie.
“Të gjithë ata që ju përmbajtën alkoolit përmirësuan rezultatet, ata persona zvogëluan peshën trupore dhe reduktuan përqindjen e yndyrës në mëlçi, e përmirësuan e cilësinë e gjumit dhe aftësinë për t’u përqendruar”, thanë hulumtuesit.
Sipas tyre, përmirësimi më i rëndësishëm në parametrat e funksionimit të organizmit u vërejt tek personat të cilët para eksperimentit konsumonin jo më shumë se gjashtë gota birrë ose verë në javë.
Sa u përket pjesëmarrësve që preferonin doza më të mëdha të alkoolit, eksperimenti u ndihmoi që papritur të fillonin të pinin më pak – tre javë pas përfundimit të eksperimentit, u kthyen në funksionimin normal, ata ulën konsumin e alkoolit me 70%.