Çfarë ndodh nëse nuk flejmë mjaftueshëm?

Privimi i gjumit kontribuon në rritjen e tensionit të gjakut, gjë që nuk është mirë për zemrën

Përkundër të menduarit të zakonshëm, sasia e pamjaftueshme e gjumit jo vetëm që na bën të habitur dhe të frustruar, por mund të ketë edhe pasoja serioze edhe mbi shëndetin.

Ja çfarë ndodh me organizmin kur nuk bëni gjumë të mjaftueshëm:

Harresa. Për të funksionuar siç duhet trurit i nevojitet pushim. Megjithëse truri nuk ndalet tërësisht nga puna madje edhe kur flini, aktiviteti i tij zvogëlohet ndjeshëm, gjë që e bën të pushoj. Nëse nuk fleni aq sa duhet, jo vetëm që do të harroni, por edhe më lehtë do të kaloni dhe do të mësoni gjëra të reja.

Rrezik ndaj diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Shumë studime kanë treguar se ata që nuk flenë mjaftueshëm, sidomos më pak se pesë orë në ditë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë të diabetit të tipit 2, pasi gjumi jo i mjaftueshëm ndikon në metabolizmin e glukozës në trup. Privimi i gjumit kontribuon në rritjen e tensionit të gjakut, gjë që nuk është mirë për zemrën. Gjithashtu, studimet tregojnë se gjumi jo i mjaftueshëm rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe të prostatës, megjithëse shkencëtarët nuk kanë shpjegime se përse.

Mbipeshë. Një studim në vitin 2004 tregoi se njerëzit që flenë gjashtë ose më pak orë, kanë 30% më të shumë gjasa që të shtojnë peshë. Sasia e pamjaftueshme e gjumit e rrit oreksin dhe urinë, pikërisht këto janë dy gjërat që çojnë në mbipeshë.

Lëkura plaket më shpejt. Personat të cilët nuk flenë mjaftueshëm, janë më të prirur ndaj rrudhave, njollave të pigmentit të lëkurës, por edhe lëkura duket më e relaksuar. E njëjta gjë vlen edhe për ata që flenë shumë, por gjumi nuk është i mirë.