Çfarë nuk duhet të bëjmë pas ngrënies

Konsumimi i ujit është një zakon i mirë, por pas ushqimit, uji mund të dëmtoj enzimat e tretjes dhe të vijë deri te tretja e ngadalshme e ushqimit.

Që trupi të funksionojë në mënyrë të përkryer, vëmendje duhet ti kushtohet jo vetëm asaj që hamë, por edhe asaj që bëjmë pas ngrënies. A e gjeni veten në ndonjërën nga këto shprehi?

Për disa nga shprehitë që kemi, ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm se nga ato nuk kemi asnjë dobi.

Dush

Pas ushqimit, e ashtuquajtura periudha postprandiale, i gjithë qarkullimi i gjakut është i përqendruar rreth stomakut me qëllim që të ndihmojë tretjen. Dushi e ndryshon temperaturën e trupit, kështu që gjaku shpërndahet në pjesët periferike, ndërsa ushqimi tretet me më vështirësi.

Uji

Konsumimi i ujit është një zakon i mirë, por pas ushqimit, uji mund të dëmtoj enzimat e tretjes dhe të vijë deri te tretja e ngadalshme e ushqimit. Prandaj, pritni të paktën 15 minuta pas ushqimit, përpara se të filloni të pini lëngje.

Duhani

Pa marrë parasysh se sa “shkon cigarja mbas buke”, pirja e duhanit është një zakon i keq, sidomos pas një vakti, ku vjen deri te fokusimi i qarkullimit të gjakut në organet e frymëmarrjes, kështu që në vend që të fokusohet në tretjen e ushqimit përballohet me toksinat.

Fruta

Sidoqoftë, në vend të ëmbëlsirave shumë më mirë është që të konsumohet pjeshkë ose shalqi ose ndonjë frut tjetër. Por menjëherë pas vaktit, përderisa trakti i tretjes është i zënë me përpunimin e ushqimeve të tjera, mund të vijë deri te fermentimi i frutit, pasuar nga ndjenja e nxehtësisë në gjoks, gromësirat dhe fryrjet. Rekomandimet janë që frutat të konsumohen të paktën një orë pas ushqimit.