Gratë dhe pamja fizike gjithmonë kanë qenë të lidhura midis veti. Gjithmonë i kemi zili femrat e holla, dietat i fillojmë dhe i ndërpresim, ndërsa me çdo kilogram shtesë gjithnjë e më tepër e humbim vetëbesimin.
Por kur vijnë në një moshë të caktuar, disa gra i lejojnë vetes “tronditjen”. Megjithatë, shumica kënaqen më shumë me pamjen e tyre dhe janë të vetëdijshme se duken të mrekullueshme për vitet që kanë. Nëse mendoni se bëhet fjalë për të dyzetat e hershme, po gënjeni, atëherë trupi pothuajse fillon të lirohet, dhe nuk interesohen më aq shumë për këtë gjë.
A e dini se në cilën moshë gratë janë më të kënaqura me pamjen e tyre të jashtme?
Shkencëtarët pohojnë se gratë ndjehen më mirë në moshën 33 vjeçare! Arsyeja është se ata janë akoma të reja, kanë numër optimal të kilogramëve dhe lëkurë të shtrënguar, sidomos në pjesën e barkut. Përveç kësaj, shumë gra në fund të tridhjetave përballen me problemin e rrudhave dhe flokëve të thinjura, kështu që në moshën 33 vjeçare janë akoma të shkujdesura.
Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se gratë që janë në të dyzetat, nuk u bën përshtypje as pesha e tepërt, as rrudhat ose dhëmbët e zverdhur, ndërsa ditën mund t’ju prish vetëm floku i parregulluar, për shkak se në mëngjes ata e humbin vetëbesimin.
Vetëbesimi është çështje serioze, sepse krijimi i një imazhi të keq për veten na fundos edhe më shumë. Me rritjen e vetëbesimit do të kemi më shumë vullnet që të bëjmë diçka më tepër për veten, për shëndetin dhe pamjen tonë.